4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Të arrestohesh “për qejf”, ja ç’i ndodhi kreut të muslimanëve të New Jersey-t

Më të lexuarat

Do të duhej të ishte duke shijuar kujtimet e pushimeve, por nuk u la i qetë. Kryetari i bashkisë myslimane-amerikane i New Jersey, Mohamed Khairullah u kontrollua nga agjentët e patrullës kufitare dhe u arrestua gabimisht duke ia konfiskuar edhe telefonin.

Kjo ndodhi kur ai mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar JFK, pasi u kthye nga pushimet në Turqi.

Mohamed Khairullah i tha CNN se ai u tërhoq mënjanë dhe u arrestua për tre orë nga agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve të SHBA-ve ne momentin kur ai dhe familja e tij dolën nga avioni.

Marrja në pyetje filloi në mënyrë mjaft të pafajshme – ku iu bënë pyetje standarde, se nga kishte udhëtuar dhe kënd vizitoi. Atëherë, një agjent e pyeti: “A u takuat me ndonjë terrorist?”

Kryetari Khairullah i dha një përgjigje me mirësjellje, “Jo”, para se të kërkonte të fliste me një avokat, duke besuar se mënyra e marrjes në pyetje ishte “ngacmim”.

Khairullah u pajtua që të intervistohej, por familja e tij – gruaja, djali 10-vjeçar, vajzat 9-vjeçare dhe 2-vjeçare, dhe i vogli 14-muajsh – ishin të shqetësuar duke e pritur jashtë dhomës së intervistave.

Ai tha se agjenti e informoi se nëse jepte leje do të kontrollonin pajisjen e tij, ndërsa në të kundërtën do të duhej t’i konfiskohej.

Dhe kështu vepruan – telefoni iu konfiskua për 12 ditë.

Pse ai?

Khairullah tha që agjenti i tha atij se ishte zgjedhur rastësisht për marrje në pyetje, sapo të zbriste nga avioni. Megjithë, ai nuk beson në këto deklarime. Sipas tij, sjelljet e policëve ishin tipike të arrestimit.

“Në zyrë, agjenti tha që ai ishte drejtuar nga autoriteti doganor për të më intervistuar, por nuk më tha pse”, tha ai. “Unë do të doja të di se cila qe arsyeja.”

Ahmed Mohamed, nga një grup i të drejtave civile myslimane amerikane, thotë se ai foli me Khairullah ndërsa ishte në aeroport, dhe po vazhdon ta përfaqësojë atë në këtë çështje.

Ai e quajti marrjen në pyetje të kryetarit të komunës “një rast të qartë të profilizimit”.

“Ai trajtohet sikur të ishte një terrorist në këtë situatë. Kjo sjellje që duhet të jetë e papranueshme për secilin amerikan në këtë vend”, tha Mohamed.

Kryetari i komunitetit thotë se ai nuk ka “përjashtuar veprimet juridike” kundër autoritetit doganor. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit