-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Njësia Speciale konsumon ushqim të dobët, iu rritet yndyra në gjak

Më të lexuarat

Shumicës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale, nuk iu kanë dalë analizat e gjakut mirë për shkak të ushqimit jo cilësor.
Burime brenda Njësisë Speciale kanë treguar se shumicës së pjesëtarëve të policisë të këtij njësiti analizat e gjakut iu kanë dalë me probleme serioze, pasi ushqimi që konsumojnë është jashtë standardes që duhet ta kenë ky njësit.

“Analizat që i bëjnë çdo vit, shumicës së Njësisë Speciale iu kanë dalë trigliceridet dhe kolesteroli i lartë në gjak, vlera të larta që realisht policët janë detyruar t’i nënshtrohen terapisë”, ka thënë një burim brenda Njësisë Speciale.

Ky zyrtarë i Policisë së Kosovës ka thënë se ushqimi që e konsumojnë Njësia Speciale është jashtë standardit dhe jo higjenik dhe për këtë ka fajësuar kompaninë që e ka tenderin për t’i furnizuar me ushqim Njësinë Speciale.

“Gjatë testit mjekësor periodik që e bëjnë çdo vit Njësia Speciale iu ka dalë edhe një baktere e quajtur helikobaktere për shkak të kushteve të dobëta higjieno- sanitare në ushqim, për shkak se kompania që e ka tenderin, (emër i njohur për redaksinë) nuk është duke u kujdesur mirë për ushqimin”.

Ky zyrtarë i Policisë ka thënë se asnjë pjesëtarë i Njësisë Speciale nuk ka guxuar të flas për shkak të presionit nga stafi komandues i Policisë së Kosovës.
“Kanë presione të flasin nga stafi komandues, mirëpo ushqimi që Njësia Speciale konsumon është jashtë çdo standardi normal që do të duhej të ishte për Policinë”, ka thënë një zyrtar i Policisë në kushte anonimiteti. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit