-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Edhe separatistët prorusë tërheqin armët e rënda nga vija e frontit

Më të lexuarat

Kiev, 10 mars – Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko konfirmoi tërheqjen e pjesës më të madhe të armëve të rënda nga zona e konfliktit në lindje të Ukrainës duke përfshirë këtu dhe krahun e separatistëve prorusë, ndërkohë që Londra akuzoi sot Rusinë se po minonte sigurinë në Evropën lindore.
 
“Pala ukrainase ka tërhequr pjesën më të madhe të sistemeve të raketave dhe artilerisë së rëndë konform marrëveshjeve të paqes Minsk 2”, deklaroi presidenti Poroshenko në një intervistë për televizionit publik ukrainas të publikuar në mesnatë.
 
“Ne kemi konstatuar se edhe rebelët, të mbështetur nga Rusia, kanë tërhequr gjithashtu një pjesë të kosniderueshme të armëve të tyre të rënda”, shtoi presidenti ukrainas.
 
Kievi dhe perëndimorët akuzojnë Moskën për armatosje të sepratistëve dhe dërgimin e trupave të saj në Ukrainës, gjë që Rusia e hedh poshtë pavarësisht dëshmive të shumta të publikuara nga media.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit