Azizi, që shkoi në një prej pikave të rrjetit ndërkombëtar të dyqaneve të kafesë me veshje islamike, pretendon se ai u prit me racizëm dhe diskriminim, ndërsa një punonjës shkroi qëllimisht Isis filxhanin e tij.
Niquel Johnson pagoi për tre pije në një pikë Starbucks në Filadelfia dhe ashtu si është mënyra e shërbimit në këtë zinxhir, një punonjës i pyeti emrin.
Ai u tha atyre “Aziz”, emrin e tij mysliman që e ka përdorur për 25 vjet – dhe një shumë e shumë herë në atë dyqan.
Ai thotë se tre gjëra të pazakonta kanë ndodhur atë ditë. Kur porosia e tij ishte gati, një punonjës e njoftoi atë duke përmendur pijet, jo duke e thirrur në emër, siç është tradita e zinxhirit të kafesë.
Së dyti, punonjësi kishte shkruar “ISIS” mbi të tre filxhanët e tij.
Ai është shprehur për mediat duke thënë se kjo ngjarje e kishte zemëruar dhe se ishte ndjerë i diskriminuar.
Ndërsa katër ditë më vonë, pasi ngjarja u bë publike në rrjetet sociale dhe në media, një përfaqësues i Starbucks deklaroi se gabimi ishte korrigjuar në një bisedë me mbesën e zotërisë në fjalë, një person që Johnson mohon të ekzistojë.
Kjo nuk është hera e parë që zinxhiri global përballet me akuza racizmi dhe diskriminimi, kur vetëm më pak se një vit më parë, një pikë tjetër në të njëjtin qytet denoncoi dy persona me ngjyrë që po shëtisnin aty.
Për këtë rast, drejtori ekzekutiv i zinxhirit pati kërkuar falje publike dhe trajnimin e punonjësve të mbi 8000 pikave në të gjithë botën të trajnoheshin me detyrim kundër diskriminimit./dita