Granit Xhaka i ka hedhur poshtë thashethemet e medieve zvicerane se bashkatdhetari i tij, Xherdan Shaqiri, e ka braktisur Zvicrën shkaku i pakënaqësisë për shiritin e kapitenit.
Xherdan Shaqiri u ka thënë federatës së ai nuk do të jetë në ndeshjen me Irlandën dhe Gjibraltarit, duke kërkuar që koncentrohet me Liverpoolin.
Ka qenë Granit Xhaka që i ka hedhur poshtë këto thashetheme, duke i mohuar përçarjet në ekipin zviceran.
“Unë mund vetëm të flas për atë sesa i rëndësishëm është ai (Xherdani) për këtë ekip. Ai është lojtar i madh, me cilësi të mëdha”.
“Ai mund të na ndihmojë në çdo ndeshje dhe ne jemi shumë të mërzitur që ai nuk është këtu me ne”, ka thënë Xhaka në një konferencë për media të mërkurën.
Xhaka shtoi se Zvicra ka edhe futbollistë të tjerë të zotë, që mund ta zëvendësojnë.
“Por ne kemi edhe futbollistë të tjerë, të cilët janë cilësorë, po ashtu. Nuk dua të flas për atë sesi ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur, sepse nuk i di arsyet e sakta, ama e di që për këto ndeshje e kemi humbur një lojtar të madh”, ka thënë Xhaka. /tg