-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pesë trajnerët që kanë shpenzuar më së shumti në histori të futbollit – Mourinho lider

Më të lexuarat

Jose Mourinho ka shpenzuar në transferimet e lojtarëve më shumë se çdo trajner në histori të futbollit.

“The Special One” i prin listës së tre trajnerëve që kanë shpenzuar më shumë se një miliard euro në transferimet e lojtarëve ndër vite.

Jose Mourinho

Trajneri portugez është aktualisht i pa punë pas shkarkimit që i bëri Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë karrierës 19-vjeçare, Mourinho ka shpenzuar 1.5 miliard euro në transferimin e 97 lojtarëve.

Carlo Ancelotti

Strategu italian që aktualisht drejton Napolin, gjatë karrierës së tij 25-vjeçare, ka shpenzuar 1.2 miliard euro në transferimin e 85 lojtarëve derisa kishte drejtuar skuadra si, Reggiana, Milan, Real Madrid, Chelsea dhe Bayern Munich.

Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City gjatë karrierës së tij ka shpenzuar në disa lojtarë tejet cilësor e që sot padyshim janë ndër më të mirët në botë, mirëpo ka shpenzuar 1.1 miliard euro në transferimet e 53 lojtarëve.

Manuel Pellegrini

Në mesin e italianëve si trajneri më i suksesshëm, mirëpo shpenzimet e tij u rritën në kohën kur ishte trajner i Real Madridit dhe me transferimin e Cristiano Ronaldos në vitin 2019. Pellegrini deri më tani ka shpenzuar 995 milionë euro për transferimin e 82 lojtarëve.

Massimiliano Allegri

Trajneri italian është i papunë pas largimit nga Juventusi dhe që u zëvendësua nga Maurizio Sarri. Shpenzimet e tij u rritën me transferimin e Ronaldos nga Real Madridi në verën e kaluar, por pa lënë anash as transferimet e lojtarëve si, Gonzalo Higuain dhe Joao Cancelo. Allegri deri më tani ka shpenzuar 980 milionë euro në transferimin e 87 lojtarëve deri më tani në karrierën e tij. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit