4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shkup, Ambasada turke reagon ashpër ndaj deklaratave të Gjergj Dedajt

Më të lexuarat

Në një komunikatë të lëshuar nga Ambasada e Turqisë në Shkup janë dënuar me forcë pretendimet e pabaza që Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjegj Dedaj përdor në një postim (në Facebook) të tij në lidhje me memorialin që ndodhet në “Parkun e Demokracisë 15 Korriku” në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, si dhe gjuha armiqësore që ka përdorur ai kundër Presidentit Erdoan.
“Postimi i fundit konfirmon vendimin që ne kemi marrë për të mos u takuar me Ambasadorin e Kosovës në Shkup, z.Dedaj, i cili ka bërë edhe më herët deklarata kundër vendit tonë dhe që nuk është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që i ngarkon titulli dhe pozicioni që mban. Ajo çfarë presim ne nga miqtë tanë është që ata të shfaqin solidaritetin dhe bashkëpunimin e duhur në luftën e vendosur që bën vendi ynë kundër organizatave terroriste, kryesisht ndaj FETO-s (Organizata Terroriste Gyleniste), ku vendi ynë ka dhënë një provim për t’u mburrur lidhur me mbrojtjen e demokracisë”,- thotë Ambasada në reagimin e saj.

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj në llogarinë e tij në median sociale “Facebook” kishte bërë një postim në lidhje me sulmin në “Parkut të Demokracisë 15 Korriku”, që ndodhet brenda Parkut Artificial të Tiranës, ndaj pllakës përkujtimore dhe flamurit turk që ndodhet në memorialin brenda këtij parku.

“Jo memorial politik, të Turqisë së Erdoganit, në Tiranë!” shkruan Dedaj në postimin e tij, ku thotë se në parkun në fjalë në Tiranë nuk ka vend për politikat aktuale të Turqisë.

Pllaka përkujtimore dhe tabelat me flamurin turk në “Parkun e Dëshmorëve të 15 Korrikut”, i cili është bërë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ishte dëmtuar disa ditë më parë, por tabelat ishin rregulluar sërish nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit