4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Të shërohemi vetëm me vaj ulliri

Më të lexuarat

Sot kemi nje motiv me shume per te mos e ndare nga tavolina: nje perberes i tij i quajtur oleocanthale na mbron kunder demences dhe alzhaimerit.
Me kete studim arrihet ne perfundimin se vaji i paster i ullirit ndihmon ne parandalimin e pothuajse pjeses me te madhe te semundjeve te organizmit.
Nje grup shkencetaresh amerikane te “Monell Center” ne Universitetin e Cikagos ka zbuluar se oleocanthale ndryshon strukturen e proteinave neurotoksike, qe mendohet se ndikojne ne efektet shkaterruese te alzhaimerit. Ky ndryshim thelbesor strukturor pengon proteinat ADDL ne procesin per te demtuar qelizat nervore te trurit.
Oleocanthale, ne kete rast, ndryshon strukturen e ADDL, ne menyre qe keto te mos lidhen me sinapset (elemente qe mundesojne komunikimin mes qelizave te indit nervor).
Duke e ditur kete, shkencetaret kane dashur te ekzaminojne se si ndodh ky proces dhe cilat jane efektet tij ne tru, me specifikisht ne disa zona te caktuara, sidomos ajo e kuptimit dhe memories, qe ishte nje prej te parave zona te goditura nga alzhaimer. Permes qelizave, shkencetaret verifikuan sjelljet e proteinave ADDL me dhe pa shtimin e oleocanthales, duke zbuluar se mjaftonin pak molekula te ketyre substancave qe gjendeshin te vaji i ullirit per te reduktuar lidhjen mes ADDL dhe sinapseve. “Rezultatet mund te na ndihmojne te identifikojme dhe te marrim masa mbrojtese, qe mund te cojne ne permiresimin e terapive ne luften kunder semundjes se alzhaimerit”, ka deklaruar doktor Paul Breslin, bashkautori i studimit. Testet e mevonshme treguan se oleocanthale ndihmon sinapset nga demtimet strukturore te shkaktuara nga ADDL. Studimet e ndryshme kane treguar se vaji i ullirit luan rol te rendesishem ne mbrojtjen ndaj shume semundjeve. Nder shekuj eshte protagonist i padiskutueshem i dietave mesdhetare, duke ndikuar ne uljen e vdekshmerise nga semundjet kardiovaskulare e duke cuar ne parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij te gjirit. Keshtu, studiuesit ne Spanje dhe ne SHBA kane gjetur se nje prej perberesve te vajit te ullirit ul pothuajse me 30 per qind nivelin e substancave qe shkaktojne kancerin e gjirit. Acidi oleik qe gjendet tek ai, ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, qe eshte origjine e kancerit, duke ulur ne menyre drastike rastet e tumorit ne gji. Kjo eshte edhe arsyeja qe grate mesdhetare preken me pak nga ky lloj kanceri, ne krahasim me ato te vendeve te tjera, ne saje te perdorimit te vajit te ullirit. Vitamina E qe permban ai, ndihmon ne parandalimin e demtimeve qelizore, qe do te conin ne shfaqjen e kancerit dhe ne kete aspekt jane duke u bere studime te shumta. Meqenese eshte i pasur edhe me yndyra te pangopura, ai eliminon ndjeshem rrezikun per t’u prekur nga semundjet e zemres, pasi ul nivelin e kolesterolit te keq (LDL) qe grumbullohet neper arterie. Studimet kane treguar se njerezit qe konsumojne dy luge gjelle vaj ulliri ne dite per nje jave kishin nje ulje te nivelit te kolesterolit te keq dhe nivele te larta te perberesve antioksidues, ne vecanti fenoleve ne gjak. Vaji i paperfunduar, qe nxirret direkt nga ulliri, permban nje numer me te madh antioksiduesish, vecanerisht Vitamine E dhe fenole. Ai konsiderohet si nje ushqim i tretshem dhe i pranueshem nga stomaku, qe luan rol te rendesishem mbrojtes edhe te personat qe vuajne nga ulcera dhe gastriti. Vaji i ullirit aktivizon hormonet e pankreasit ne menyre shume here me natyrale se sa ilacet. Po ashtu, dietologet dhe mjeket keshillojne qe, nese deshironi te keni nje jete te gjate dhe te shendetshme, ky produkt fisnik i dale nga ulliri duhet te jete i pandashem nga tavolinat tuaja.
Qe ne lashtesi, popujt rreth brigjeve te Mesdheut, e kane perdorur vajin e ullirit si balsam per zbutjen dhe rritjen e lageshtise se lekures se thate, per shkelqimin e flokeve, per masazh te muskujve, mbylljen e plageve, parandalimin e rrudhave dhe per kurimin e pagjumesise. Per me teper, ky “ilac” eshte i njohur per ndihmen qe i jep zhvillimit te trurit dhe kockave si te femijet, ashtu edhe te te rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjate humbjes se kalciumit. Shumica nuk e dine se vaji i ullirit nga permbajtja yndyrore eshte i ngjashem me qumeshtin e nenes. Per kete arsye ai luan nje rol te madh ne zhvillimin e sistemit nervor te mesem te femijet. Nga koherat e lashta, vaji i ullirit eshte i njohur si ndihmues i bukurise. Ai ndihmon te lekura e thate dhe i jep asaj shkelqim. Thonjve dhe flokeve u jep fortesi dhe i ruan ato nga thinja e parakohshme. Kete me se miri e verteton edhe industria kozmetike, e cila ne perberjen e shume preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, sic jane: sapunet, shampot, kremrat, locionet. Po ashtu, shume maska bukurie e kane te pazevendesueshem vajin e ullirit, qe eshte nje nga perberesit kryesore te tyre. Me pak fjale, ushqim i mrekullueshem nga cdo lloj kendveshtrimi. Jo me kot eshte renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaci, qe natyra na ka e falur pa na kerkuar asgje ne kembim. Ne shume vende te botes eshte e detyrueshme qe ne etiketat e produkteve te shenohen efektet qe kane mbi shendetin e njerezve, por vaji i ullirit ben perjashtim. Industrite e ushqimit, ne bashkepunim edhe me organet shteterore per kujdesjen e konsumatorit, kane menduar qe ne etiketen e tij eshte me mire te shkruhet: “Nje ose dy luge vaj ulliri ne dite, ju mbrojne nga shume semundje, por sidomos nga ato te zemres. Mos e ndani nga tavolinat tuaja”. Efektet e tij pozitive mbi organizmin lidhen ngushte me permbajtjen e larte te acideve yndyrore dhe substancave antioksiduese.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit