4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

India planifikon revokimin e statusit special për Kashmirin: Nuk do të lejojmë të bëhet si Kosova

Më të lexuarat

Qeveria indiane planifikon të revokojë vendimin për statusin special dhënë Kashmirit, me qëllim që të ta integrojë këtë rajon me shumicë myslimane plotësisht.

Ministri i Punëve të Brendshme, Amit Shah, ka deklaruar në parlament që qeveria federale do të revokojë nenin 370 që i garanton statusin special Kashmirit.

“E gjithë kushtetuta do të ndryshojë në Jam dhe Kashmir”, ka shtuar ai.

E siç raporton agjencia indiane e lajmeve ANI, lideri i partisë MDMK ka deklaruar:

“Keni luajtur gjatë me ndjenjat e njerëzve nga Kashmiri. Jamshqetësuar kur atje u dërguan trupat. Kashmiri nuk duhet të bëhet si Kosova, Timori Lindor dhe Sudani Jugor”.

Në anën tjetër presidenti i Indisë, Ram Nat Kovind, ka autorizuar revokimin e statusit special për Kashmirin, dhe se për këtë ka kërkuar që edhe në parlament të dërgohet për votim.

Kashmiri, që është më shumicë myslimane, prej kohësh është mollë sherri mes Indisë e Pakistanit, kjo për faktin se të dy këto vende pretendojnë se kanë të drejtën mbi këtë territor. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit