Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet perëndimore edhe mëngjesin e sotëm po përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet dhe kolonat më të gjata mëngjesin e sotëm janë regjistruar në pikë-kalimin kufitar në Merdare, ku për të dalë nga Kosova po pritet deri në pesë orë. Ndërsa për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta.
Në Merdare, kolonat e automjeteve në dalje janë deri në 1,4 km, kurse në 100 metra.
Edhe në pikë-kalimin kufitar të Dheu i bardhë në dalje të Kosovës pritet deri në një orë, kurse në hyrje deri në 30 minuta.
Në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje të gjata, në hyrje as në dalje.
Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /tg