-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Furnizimi i përkohshëm dhe ai i përhershëm

Më të lexuarat

Ç’është furnizimi (rizku) i përkohshëm dhe ç’është ai i përhershëm?

*Furnizimi i përkohshëm është furnizimi të cilin e posedon tani. Allahu atë mund të ta merr në çdo çast.
Ai shpërfaqet në:
-shëndet,
-pasardhës,
-pasuri,
-lumturi,
-sukses,
-miq,
-post e të tjera gjëra nga furnizimet e kësaj bote.

*Furnizimi i përhershëm është ai furnizim i cili të shoqëron deri në ditën e ringjalljes, të bën dobi në dynjanë dhe ahiretin tënd. Ai shpërfaqet si më poshtë:
– zgjim natën – derisa të tjerët flejnë – për të falur për Allahun dy rekatë në thellësinë e natës.
– namazi duha gjithashtu është furnizim,
– shërbimi ndaj prindërve dhe respektimi i tyre është furnizim,
– mësimi përmendësh i Kuranit dhe leximi i tij është furnizim,
– përulësia në namaz është furnizim,
– dhënia e lëmoshës është furnizim,
– morali i lartë është furnizim,
– të përmendurit Allahun është furnizim,
– ruajtja e lidhjeve me farefisin është furnizim,
– falja e gabimit është furnizim,
– distancimi nga përgojimi është furnizim e kështu me radhë.

Pra, mos lejo që furnizimet tua të përkohshme të të bëjnë të harrosh ato të përhershmet apo të të angazhojnë nga këto të fundit!
Vërtetë, të jepesh pas adhurimeve është furnizim pas të cilit s’ka furnizim më të madh.

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit