-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

E dini përse djathi zviceran ka vrima? Përgjigja do t’ju befasojë

Më të lexuarat

Përgjigjen është përpjekur ta japë shkenca, prandaj shkencëtarët zviceranë me hulumtime laboratorike kanë konstatuar se shkaktarët për vrimat janë grimcat e vogla të barit të thatë

Instituti Bujqësor i Qeverisë zvicerane “Agroscope” thekson që grimcat e vogla mikroskopike bien në bidonë të grumbullimit të qumështit” dhe shkaktojnë krijimin e shumë vrimave gjatë kohës së formimit të djathit.

Shkencëtarët deri te ky konstatim kanë ardhur duke shtuar grimcat e sanës në qumësht dhe në mënyrë laboratorike kanë ndjekur formimin e djathit.

Procesi përfshin vetëm disa lloje djathërash zviceranë, si p.sh. të djathit emmental dhe atij appenzell.

Nga “Agroscope” theksojnë edhe atë që shpjegon përse në 15 vjetët e fundit vrimat në djathërat zviceranë janë gjithnjë e më të pakta.

Procesi i mjeljes dhe i grumbullimit të qumështit gjithnjë e më shumë është i automatizuar, gjithnjë e më shumë është “më i pastër” dhe më modern, andaj edhe më pak grimca sane në të.

Teoria që vrimat në djathëra i shkaktojnë bakteret me lirimin e dyoksid karbonit është përkrahur që nga viti 1917 kur atë zbulim e ka publikuar shkencëtari amerikan William Clark.

Industria e qumështit vrimat e djathërave i quan “sy”. Djathi pa vrima është i njohur si djathë “i verbër”.

Edhe një kuriozitet që ka të bëjë me këtë djathë është që ai është gjendur në listën e produkteve të cilat ngrenë humorin.

Arsyetimi i kësaj është që përmban nivele të larta të vitaminës B12 dhe është burim i shkëlqyeshëm i zinkut, për të cilin shkencëtarët konsiderojnë gjithashtu që ndihmon në përmirësimin e humorit. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit