-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Xhamia e vjetër e ndërtuar para 1200 vitesh u zbulua në një shkretëtirë në Izrael (Palestina e pushtuar)

Më të lexuarat

Mbetjet e një xhamie të lashtë që datojnë në shekullin e 7 ose 8 u zbuluan në shkretëtirën izraelite, tha të enjten Autoriteti Izraelit i Antikiteteve.

Vendi i adhurimit u zbulua gjatë përgatitjeve për një lagje të re në qytetin beduin të Rahatit në rajonin e shkretëtirës Negev në Izraelin jugor, sipas njoftimit për shtyp.

“Një xhami e vogël rurale, e datuar nga shekulli i 7-të deri në shekullin e 8-të, është një zbulim i rrallë kudo në botë, sidomos në zonën në veri të Be’er Sheva, ku asnjë ndërtesë e ngjashme nuk është zbuluar më parë”, sipas Jon Seligman dhe Shahar Zur, drejtorë të gërmimeve.

“Prej kësaj periudhe ekzistojnë xhami të njohura në Jerusalem dhe në Mekë, por këtu kemi dëshmi të një shtëpie të lashtë lutjesh, e cila duket se i ka shërbyer fermerëve që jetonin në atë zonë”, thanë ata.

Xhamia ishte një ndërtesë drejtkëndëshe në ajër të pastër që përmban një Mihrab, ose vendkalim të lutjes, me drejtim nga jugu, drejt Mekës, sipas drejtuesve të gërmimeve.

Vetëm imagjinoni se kjo nuk është ndërtuar shumë kohë pasi Profeti ynë (paqja qoftë mbi të) ka vdekur. Vendodhja e saj është në jug, kështu që është shumë e mundur që kur Tabinët (ata që erdhën pas sahabëve, shokët) kur po udhëtonin në Jeruzalem dhe Masxhid el-Aksa ata mund të jenë falur në këtë xhami./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit