-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

S’ka transparencë, s’ka llogaridhënie, ka korrupsion

Më të lexuarat

Mungesa e llogaridhënies dhe e transparencës nga ana e institucioneve të Kosovës, bën që niveli i korrupsionit të jetë i lartë, thonë përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, tha për Radion Evropa e Lirë, se korrupsioni në vend vazhdon të mbetet një brengë dhe problematikë e madhe.
“Në institucionet e Kosovës nuk ka llogaridhënie, nuk ka transparencë, ka korrupsioni. Mbetet shumë për t’u dëshiruar të pjesa e luftimit të korrupsionit. Që 15 vjet pas luftës nuk kemi asnjë aktakuzë të fuqishme të prokurorive vendore kundër zyrtareve të lartë për korrupsion”.

“Mos të flasim për burgosje. S’ka aktakuza s’ka gjykime dhe për të qenë shumë i saktë vetëm një zyrtar i lartë tani për tani është në burg për korrupsion, dhe ai zyrtar vjen nga prokuroria”, tha Preteni.
Në Kryeprokurorinë e Shtetit, kanë deklaruar se luftimi i korrupsionit është prioritet i sistemit prokurorial të Kosovës.
Sipas tyre, Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka zhvilluar politika dhe ka ndërtuar mekanizma përkatëse, që përveç luftimit të korrupsionit, në Kosovë të ndërmerren hapa konkretë edhe në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Drejtori ekzekutiv në Lëvizjen Fol, Petrit Zogaj thotë se liderët politikë nuk janë llogaridhënës dhe në këtë mënyrë, nuk kanë ndërtuar dhe nuk po ndërtojnë institucionet të përgjegjshme.
“Liderët politik sikur ta kishin idenë e shtetndërtimit edhe ndërtimin e institucioneve të ndryshme, besoj se transparencën dhe llogaridhënien do t’i kishin parimet bazë të qeverisjes së tyre, e në mënyrë automatike nuk do të kishte afera korruptive ashtu siç ne i shohim prej zyrtarëve më të lartë, deri te një shërbëtor brenda një shkolle, një ofiqar në një zyre ofiqarie. ose edhe një infermier në një spital”, tha Zogaj.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, konsiderojnë se zyrtarët e lartë apo bashkëpunëtorët e tyre vazhdojnë të jenë imunë ndaj hetimeve rreth korrupsionit.
“Lufta kundër korrupsionit nuk ka shënuar asnjë progres edhe ka mbetur në të njëjtin nivel siç ka qenë para një viti, ose edhe para dy vjetësh. Fatkeqësisht nëse nuk ka veprime që do ta stoponin këtë problematike, gjendja do të jetë në të njëjtin nivel edhe në vitin që vjen”, tha Petrit Zogaj.
Zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë kanë thënë se asnjë parti politike nuk mund të akuzohet si e vetme, pasi që disa prej liderëve apo zyrtarëve të tyre janë të përfshirë në raste të dyshuara për korrupsion.kohaislame 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit