-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sejdiu- Beqirit: Sa herë flet ti më kujtohet banesa e privatizuar

Më të lexuarat

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu i është kundërpërgjigjur Ismet Beqirit të LDK-së, pasi që ky i fundit kishte deklaruar sot se në Prishtinë nuk ka punë e as projekte, por vetëm fjalë, llafe dhe Facebook.

Sjediu me këtë rast ia ka kujtuar edhe një herë Beqirit , banesën komunale prej 120m2 e privatizuar nga ai prej komunës për përafërsisht 10,000 euro.
Sejdiu në një postim në Facebook ka shkruar se kërkesës së Sami Hamitit dhe Flamur Shalës iu paska bashkangjitur edhe Ismet Beqiri.

Lexoni postimin e plotë:
Iu paska bashkangjitur kërkesës së Sami Hamitit dhe Flamur Shalës edhe Ismet Beqiri.
E sa herë flet Ismet Beqiri me kujtohet banesa komunale prej 120m2 e privatizuar nga ai prej komunës për përafërsisht €10,000.
Kjo hipokrizi, përveç se është e gerditshme, është edhe shënjues i llojit që ka udhëhequr kryeqytetin për një dekadë e gjysmë e tash udhëheq me vendin.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit