-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qëndrimi i gjatë para ekranit shkakton te fëmijët probleme serioze të zemrës

Më të lexuarat

Sipas një studimi të ri nga Shoqata Amerikane e Zemrës, koha e kaluar para ekraneve, (kompjuterat, telefonat, tabletat, video-lojërat, televizionet dhe pajisjet e tjera) janë të shoqëruara me orë të shumta pasiviteti te fëmijët dhe adoleshentët, dhe si rrjedhojë shkaktojnë shëndet të dobët kardiovaskular dhe obezitet.

“Natyra e kohës para ekranit ka ndyrshuar shumë. Megjithëse ka rënë ora e qëndrimit para televizionit, është rritur koha e shpenzuar në përgjithësi para ekraneve të tjera, duke u kombinuar me qëndrimin ulur”, tha epidemiologia Tracie Barnett për televzionin amerikan ABC News.
Sipas studimit, fëmijët nga kopështi deri në moshën 12 vjeçare shpenzojnë mesatarisht 8 orë në ditë përpara ekraneve, në SHBA. Adoleshentët janë ata që shpenzojnë kohën më të madhe duke luajtur me video-lojëra.
“Duhet të bëjmë më shumë për fëmijët tanë, është më e vështirë të ndërhyjmë kur rriten”, tha mjeku pediatër Nicholas Edwards për televizionin amerikan.
“Nën moshën 2 vjeçare, fëmija nuk duhet të qëndrojë për asnjë çast para ekraneve, deri në 6 vjeç nuk duhet të qëndrojë më shumë se 1 orë dhe mbi moshën 6 vjeçare, jo më shumë se 2 orë”, shpjegon ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit