13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Egjipti hap për vizitorët dy piramida antike

Më të lexuarat

Për herë të parë dje që nga viti 1965 për vizitorët janë hapur dy piramidat më të vjetra që ndodhen rreth 40 kilometra nga kryeqyteti i Egjiptit, Kajro.

Ministri i Antikiteteve në Egjipt, Khaled al-Anani tha se pas 54 vitesh turistëve u lejohej të vizitojnë piramidën Savian dhe piramidën e saj satelitore në neprokolin mbretëror Dahshur që është pjesë e nekropolit Memphis, e cila gjendet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Piramida e tullave, e ndërtuar në kohën e faraonit Snefer, është unike në atë që ka dy struktura të brendshme.

Al-Anani tha se në të njëjtën zonë arkeologët egjiptianë zbuluan një koleksion gurësh, baltë dhe sarkofagë druri, disa prej tyre me mumje. Ai shtoi se arkeologët gjithashtu gjetën maska funerale prej druri së bashku me instrumentet e prerjes së gurit që datojnë që nga periudha e vonshme, nga viti 664 deri në vitin 332 para epokës së re./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit