-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bllokohen turistët në kanionin e Holtës në Shqipëri, vdes një vajzë

Më të lexuarat

Një grup me turistë shqiptarë i nisur nga Gramshi për të eksploruar kanionin e Holtës janë përfshirë nga uji i lumit e për pasojë një vajzë ka humbur jetën.

25-vjeçarja nga Lushnja është gjetur e pa jetë si pasoje e rrëmbimit nga rryma e fuqishme e ujit.

Ndërkohë mësohet se dy djemtë që kanë qenë me vajzën kanë shpëtuar.

Personat që kishin humbur kontaktet në kanionet e Gramshit janë gjetur nga Policia dhe Zjarrëfikësit.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit është përfshirë edhe RENEA me polumbarët e saj.

Ndërkohë vijon krehja e zonës së kanioneve për tu siguruar që s’ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit