-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Një lugë vaj ulliri në ditë, ju zgjat jetën

Më të lexuarat

Konsumimi i një luge vaj ulliri në ditë ju ndihmon që të jetoni më gjatë. Sipas ekspertëve, vaji i ullirit, një element kyç i dietës mesdhetare për një shëndet të mirë, prej shumë kohësh rekomandohet si shumë i dobishëm për shëndetin.

Dhe mjekja Sarah Breëer dhe dietologia Juliette Kelloë thonë se vaji i ullirit ju shton disa vite në jetën tuaj, raporton Daily Mail.

Ata thonë se përbërësi i zakonshëm i gatimit përmban antioksidantë të cilët mund të ndihmojnë për të parandaluar ose ngadalësuar zhvillimin e kancerit si edhe për të zvogëluar rrezikun e sulmeve të zemrës apo goditjeve në zemër, disa prej vrasësve më të zakonshëm në botë.

Gjithashtu, vaji i ullirit mund të mund të zvogëlojë efektet dëmtuese të kolesterolit, presionit të gjakut dhe sëmundjeve që lidhen me moshën, si edhe të përmirësojë funksionin njohës, thonë ekspertët.

Pretendimet e tyre i shtohen viteve të provave shkencore që sugjerojnë se vaji i ullirit mund të ndihmojë që njerëzit t’i shmangin sëmundjeve vdekjeprurëse.

Vaji i ullirit ka shumë kalori, kështu që duhet të përdoret me kufizim. Mjekët sugjerojnë një lugë gjelle në ditë. Gjithashtu përmban shumë vitaminë E që mban lëkurën dhe sytë të shëndetshëm si edhe forcon sistemin imunitar./kp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit