-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dhoma e lajmeve ankohet për censurë dhe propagandë nga kryeredaktorët e RTK-së

Më të lexuarat

Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK), të hënën, ka zgjedhur kryeredaktorët e tri kanaleve dhe kryeredaktorin e radios, në një proces që është kontestuar nga Sindikata e Pavarur e RTK-së si jotransparent, ndërsa të zgjedhurit janë akuzuar për censurë në një letër të nënshkruar nga 12 redaktorë të dhomës së lajmeve të këtij mediumi.
Lorik Arifaj është emëruar në pozitën e kryeredaktorit të RTK 1, Ngadhnjim Kastrati është emëruar në pozitën e kryeredaktorit në RTK 3, Albert Ademi është emëruar në pozitën e kryeredaktorit të Radios. Ky institucion ka zgjedhur përgjegjës edhe për kanalin, i cili ende nuk ekziston. Ismet Hajrullahu është zgjedhur përgjegjës për themelimin e RTK 5. 
 
Hajrullahu ka konflikt interesi që të punësohet në RTK. Ai është bashkëshort i anëtares së bordit të RTK-së, Majlinda Hajrullahu. Deri në fund të vitit 2014 ai ka qenë këshilltar i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Kjo shihet në formularin për deklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Në lidhje me zgjedhjen dhe me akuzat, gazeta ka provuar të kontaktojë me drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave të gazetës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit