3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Virusi Ebola mund të përhapet edhe 7 ditë pas vdekjes

Më të lexuarat

Prof. Vincent Munster dhe ekipi i tij nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA (NIH-National Institutes of Health) tek majmunët e infektuar dhe të ngordhur nga virusi Ebola kanë shqyrtuar indet e organeve të tilla si gojës, hundës, sytë dhe qelizat e shpretkës dhe mëlçisë.
 
Shkencëtarët të cilët kanë mbajtur majmunët e ngordhur në një klimë të ngjashme me atë të afrikës perëndimore në një ngrohtësi 27 gradë dhe në lagështi me 80 përqind kanë vërejtur se edhe pas 7 ditësh virusi ka qenë i gjallë.
 
Shkenëctarët të cilët kanë gjetur se mbijetesa e virusit tek majmunët mund të jetë i vlefshëm edhe tek njerëzit kanë tërhequr vëmendjen se kontakti i të afërmëve me trupin e të vdekurit në ceremonitë e varrimeve ka çuar në përhapjen e virusit Ebola.
 
Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Guinea dhe Liberi, veçanërisht në Sierra Leone virusi Ebola në vendet e Afrikës Perëndimore ka shkaktuar vdekjen e 9 mijë e 589 personave.
 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit