3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kini kujdes nga Salmonela në ushqimet tuaja

Më të lexuarat

Gjatë verës, përveçse duhet të ruhemi nga rrezet ultravjollce dhe nga dehidrimi, nuk duhet të harrojmë se gjatë kësaj stine shtohet edhe numri i të infektuarve me salmonela.

Salmonela shfaqet me ngritje temperature dhe dhembje në bark. Mund të shfaqen simptoma edhe në formë të rëndë, ndërkaq te rastet mesatarisht të rënda simptomat zhduken nga 2 deri në 5 ditë.

Mishi i viçit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta (sallata, qepët, karota, spinaqi, domatet, patatet, speci etj) mund të jenë të kontaminuara me salmonelë. Përveç se me anë të ushqimit, me salmonela mund të infektoheni edhe nga kafshët e përkëdhelura (qentë dhe macet), të cilat shpesh janë bartës të këtij infeksioni. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që t’i lani duart para çdo ushqimi.

Njerëzit e shëndoshë në rast të infeksionit jo të rëndë mund të mjekohen dhe vetë në shtëpi, duke konsumuar shumë lëngje dhe duke marrë ushqim dietetik. Ndërsa nëse bëhet fjalë për të moshuar dhe fëmijë, atëherë duhet të kërkohet ndihma e mjekut.

Ushqimin e infektuar me salmonela nuk mund ta dalloni, mirëpo mund ta shmangni përdorimin e tij. Bartës kryesorë të salmonelës janë vezët e paziera mirë.

Gjatë trajtimit kundër salmonelës duhen shmangur ushqime me yndyrë dhe sheqer të lartë. Gjithashtu duhen shmangur ushqime djegëse dhe kafeja gjatë dy ditëve të shfaqjes së simptomave. Kujdes duhet t’i kushtohet edhe tortave me krem dhe akulloreve, ndërsa salmonela e rrezikshme mund ‘të sulmojë’ nga mishi i pa zier mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit