Komikët e njohur rus Vovan dhe Leksus kanë publikuar dy videomateriale ku ata bisedojnë me telefon me kryeministrin Zoran Zaev, duke u prezantuar si presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në bisedën telefonike me komikun rus që prezantohej si Poroshenko, Zaev ka folur për politikën e jashtme, Marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet Serbi – Kosovë, Ukrainën, dhe marrëdhëniet me Rusinë, BE dhe NATO-n. Në bisedën tjetër telefonike, komiku tjetër rus është prezantuar sikur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sipas disa mediave, në këto biseda, Zaev ka dhënë edhe sekrete shtetërore dhe biseda me interes shtetëror.
Dy komikët rus në të njejtën mënyrë më përpara kanë mashtruar edhe vetë Poroshenkon, kryeministrin britanik Boris XHonson, presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidentin francez Makron, etj. (INA)