Agjencitë e Opinionit Kombëtarë në Holandë në kuadër të aktivitetit kanë informuar holandezët rreth Islamit.
Agjencitë e Opinionit Kombëtarë në Holandë në kuadër të aktivitetit “Urdhëroni, unë jam Mysliman” të zhvilluar në vende të ndryshme të Evropës duke shpërndarë trëndafila në qytete të ndryshme të vendit kanë informuar holandezët rreth Islamit.
Të rinjtë të cilët kanë shpërndarë trëndafila gjatë gjithë ditës në qendër të Roterdamit i janë përgjigjur edhe pyetjeve të interesuarve rreth Islamit. Doukan Ergin (Doğukan Ergin) shprehet se ditën e sotme aktivitete të ndryshme janë mbajtur në të gjithë vendin dhe se qëllimi i këtij aktiviteti është për të kundërshtuar paragjykimet ndaj Islamit dhe myslimanëve.
Ergin, i cili thekson se ata janë përpjekur për të ndryshuar perceptimin e të parit si kërcënim të myslimanëve në Holandë shprehet se: “E shikojmë që në Holandë myslimanët perceptohen si kërcënim. Prandaj për të zgjidhur këtë problem duam t’iu tregojmë holandezëve se ata nuk janë një pengesë apo një problem.
Gjithashtu kemi qëllimin të japim mesazhin se myslimanët janë krah paqes dhe vëllazërisë, një qëllim tjetër ishte të krijonim biseda me njerëz që lëviznin në rrugë për të dhënë mesazhin se edhe ne jemi të shqetësuar dhe të mërzitur ndaj ngjarjeve që kanë ndodhur kohët e fundit”.kohaislame