Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi për përvjetorin e 243-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Thaçi shkroi se çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që të jemi të lirë dhe të pavarur.
“Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë”, shkroi Thaçi.