-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Twitter me rregulla të reja për postimet e politikanëve

Më të lexuarat

Kompania Twitter është shprehur se do të nisë identifikimin dhe vlerësimin e postimeve të cilat thyejnë rregullat, madje edhe nëse ato bëhen nga burime të rëndësishme, siç janë politikanët.

Sipas tyre përdoruesit do të shohin një njoftim, prej të cilin do të mësojnë nëse ai postim ka shkelur rregullat dhe më pas do t’u jepet mundësia të shohin çfarë është shkruar në atë postim.

E gjithë kjo sipas zyrtarëve të Twitter bëhet me qëllim që të arrihet një ekuilibër mes shprehjes së lirë dhe llogaridhënies. Rregullat e reja do të vlejnë për politikanët dhe zyrtarët qeveritarë me më shumë se 100.000 ndjekës.

Për të përcaktuar nëse një “cicërimë” shkel rregullat por duhet të mbetet e dukshme, Twitter do të angazhojë “një ekip ndër-funksional” nga departamentet e tij ligjore, të sigurisë dhe të politikave publike për të përcaktuar “nëse postimet janë një çështje me interes për publikun”./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit