-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Porosi për Stavilecin: Go home, you are drunk!

Më të lexuarat

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, nga radhët e PDK’së, Naim Bazaj ka kërkuar dorëheqjen e Blerand Stavilecit pasi ka bërë një deklaratë të papranueshme, kur ka thënë se familjet me 300 euro nuk duhet të bëjnë nga 7 fëmijë. Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, Bazaj ka thënë se deklatatat e tilla janë shoviniste dhe që i ngjajnë ministrave të Serbisë.
“Publikisht reagoj ndaj këtij ministri i cili thotë se kush ka 300 euro pagë mujore nuk duhet të bëjë 7 fëmijë, kjo është e papranueshme së pari si çështje kombëtare e pastaj edhe morale. Vetëm serbët lëshonin këso lloj deklaratash për të zhdukur popullin autokton shqiptar në Ballkan, e pse një ministër “shqiptar” bënë një deklarim të tillë kjo është e pafalshme”, ka thënë mes tjerash kryesuesi Bazaj.
 
Ai më tej ka shtuar se ministri Stavileci publikisht duhet të kërkojë falje ndaj asaj deklarate dhe të jep dorëheqje urgjente. Bazaj ministrin Stavileci e ka quajtur si përfitues të votave. ”
 
Kërkoj nga ky përfitues i votuesve të PDK-së dhe përfitues i madh deri më tani, që të jep dorëheqje urgjente. Ky dhe shumë ministra të tjerë fëmijët e tyre i shkollojnë nëpër shkolla private dhe jashtë Kosovës e kërkon të mos rritet shtimi i popullsisë shqiptar dhe e ndien veten shqiptar”, ka thënë Bazaj.
 
Si kundërpërgjigje të ministrit Stavileci, kryesuesi i Kuvendit të Drenasit, në këtë mbledhjet ka propozuar që për vitin 2015 ata që kanë fëmijën e parë të subvencionohen me nga 100 euro, ndërsa ata që kanë mbi 7 fëmijë me nga 1000 euro. Ky propozim u hodh në votim dhe më vota unanime nga grupet parlamentare të Kuvendit u votua.
 
Në muajin shkurt, nën presionin e protestave të Vetevendosjes dhe opozites, Kryeministri Isa Mustafa kishte shkarkuar ministrin serb Jabllanoviq, për një deklaratë e cila kishte fyer ndjenjat e nënave gjakovare . Sot, disa OJQ serbe në Kosovë kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Valon Murati për një deklaratë e cila thonë ata ka fyer ndjenjat e komunitetit serb në Kosovë. Qeveria Mustafa po vuan si asnjë tjetër nga “deklaratat e pamatura”./GExpress
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit