3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Adoleshenti sirian që ka barrë familjen: dikush duhet ta bëjë

Më të lexuarat

I detyruar të rritet pa pasur mundësi ta përjetojë paqen gjatë fëmijërisë, 14-vjeçari Muhammed Zaydavi po mbështet financiarisht familjen e tij të dërrmuar nga lufta në Siri.

Muhamedi jetonte në qytetin e Dumës në verilindje të Damaskut para se familja e tij të detyrohej të largohej nga atje si pasojë e intensifikimit të sulmeve.

“Në Duma, ne kishim një jetë. Aty studionim dhe mësonim. Më pas, babai u plagos dhe ne u evakuuam qytetin në Al-Bab, flet adoleshenti tashmë i ngarkuar me barrën ekonomike të familjes.

Një mik i ngushtë i të atit, i cili gjithashtu ishte detyruar të shpërngulej nga Duma, punësoi Muhammedin në garazhin e tij sa për ta ndihmuar.

“Babai im nuk mund të punojë më, prandaj kërkova punë vet. Miku i babait i riparon automjetet, e kështu që fillova të punoja me të”, tregon Muhammed.

“E lë shtëpinë në orën 9 të mëngjesit dhe kthehem në orën 10:00. Ndonjëherë shkoj në shtëpi vetëm, ndonjëherë shefi më përcjell pasi bëhet vonë”.

Ndërsa konflikti vazhdon, zhvendosja dhe dhuna janë bërë pjesë e jetës së përditshme në Siri. Si pasojë, shumë fëmijë janë detyruar të marrin rolin e siguruesve të familjes.

“Kur shkoj në mëngjes, shoh djemtë e moshës sime të shkojnë në shkollë me çantat e shkollës. Kujtoj kohët kur shkoja në shkollë. Dua që lufta të përfundojë. Shpresoj që babai im të bëhet mirë me shëndet dhe unë të kthehem në shkollë, “tha ai.

Muhamedi është më i madhi prej gjashtë fëmijëve.

“Jam duke punuar për të fituar para, i plotësoj nevojat e tyre nëse kanë ndonjë gjë, unë jam i vetëdijshëm se kam një barrë të madhe. Edhe pse kjo barrë është shumë e rëndë për mua si fëmijë, dikush duhet të kujdeset ata”, thotë ai.

“Ëndrra ime është që të rritem dhe të bëhem një inxhinier si xhaxhai im, por për shkak të këtyre kushteve, nuk mund të studioj. Dëshiroj që ta përvetësoj mirë punën e inxhinierit e në dashtë Zoti, kam ëndërr që të kem edhe dyqanin tim”, tregon adoleshenti.

Ndërsa konflikti vazhdon, fëmijët ndikohen në psikikën e tyre jo vetëm nga ato që përjetojnë por edhe nga rrethanat e këqija në të cilat jetojnë. Përveç kësaj, zhvendosja e vazhdueshme në vend çon në parregullsi në jetën e fëmijëve, gjë që veçanërisht ndikon në qasjen e tyre në arsim.

Sipas një raporti të UNICEF-it në vitin 2018, rreth 5.6 milionë fëmijë sirianë u prekën nga konflikti dhe mbi 2.1 milion mbetën jashtë shkollës, ndërkohë që shumë prej tyre kurrë nuk e kanë parë ambientin e një shkolle. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit