1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Përse është e domosdoshme që bebja të lindë në mënyrë natyrale

Më të lexuarat

Bebet të cilat janë të lindura në mënyrë natyrale kanë koeficient më të lartë inteligjence në krahasim me bebet e lindura me prerje cezariane në terminin “e imponuar”

Shkaktari është proteina UCP2, e cila ndikon në inteligjencë, ndërkaq niveli i saj është më i lartë në trurin e fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale apo e fëmijëve të lindur me prerje cezariane nëse lindja ka filluar në mënyrë natyrale.

Nga kjo proteinë varet në afat të shkurtër dhe në afat të gjatë kujtesa e fëmijës, më vonë e njeriut të rritur, gjë që është kyç për shkallën e inteligjencës.

Këto rezultate janë shumë të rëndësishme, sepse në decenien e fundit kanë ndodhur ekspansione të lindjeve me prerje cezariane, jo nga shkaqet shëndetësore edhe te bebet të cilat nëpërmjet kontraktimeve kanë sinjalizuar që janë të gatshme të lindin, por shumica e nënave këtë operacion e kanë kuptuar si mundësi që të caktojnë datën dhe kohën e lindjes së bebes së tyre, theksojnë shkencëtarët nga Universiteti Yale.

Gjinekologët kryesisht konstatojnë që, kur shtatzëna hyn në muajin e nëntë dhe bebja është formuar, është krejt njësoj se kur lindin dhe përcaktojnë prerjen cezariane sipas mendimit të tyre dhe dëshirave të nënave të ardhshme.

Megjithatë, shkencëtarët kanë konstatuar që prerja cezariane ndikon negativisht në inteligjencë dhe, nëse nuk ka arsye shëndetësore, gjithmonë duhet pritur kontraktimet natyrale. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit