2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Google me dëshirë të përdoruesit automatikisht do të fshijë të dhëna të caktuara

Më të lexuarat

Gjigandi i teknologjisë amerikane Google do t’u ofrojë përdoruesve një mundësi të re për të fshirë automatikisht të dhënat për historinë e lokacionit dhe aktivitetet online në një periudhë shumë të shkurtër kohore.

Portali i teknologjisë “The Verge” publikoi se Google përgatit lançimin e një opsioni të ri, i cili do t’ju mundësojë përdoruesve fshirje automatike për të dhënat të lokacionit dhe aktiviteteve.

Siç u bë më herët e ditur nga Google, kompania i kushton rëndësi të madhe ofrimit të sa më shumë opsioneve përdoruesve për menaxhimin e të dhënave.

Përdoruesit e Google do të jenë në gjendje që në “cilësimet” të fshijnë historinë e vendndodhjes së tyre dhe informacionet e aktivitetit të internetit në çdo kohë. Përveç kësaj, përdoruesit do të jenë në gjendje të kërkojnë fshirjen automatike të të dhënave të tyre në periudhën e përcaktuar nga sistemi, e cila sipas informacioneve aktuale është një periudhë prej tre deri në 18 muaj.

Në rast se përdoruesit nuk kërkojnë fshirjen e të dhënave për një periudhë të caktuar kohore, ato do të ruhen deri në 18 muaj dhe të gjitha të dhënat më të vjetra se ato do të fshihen automatikisht.

Pritet që opsioni i ri i Google të jetë në dispozicion në javët e ardhshme në platformat Android dhe IOS./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit