-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Skandal: Vrasësit e Enver Zymberit marrin nga 300 euro në muaj

Më të lexuarat

Ratomir Bozhoviq dhe Dushan Jovanoviq janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberi, i cili më 27 korrik të vitit 2011 u plagos për vdekje gjatë operacionit për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare veriore.

Burime të Indeksonline thonë se këta dy persona që tashmë janë edhe në listën e Interpolit pas fletarrestit ndërkombëtar, fshihen në Serbi, derisa strukturat paralele të Zubin Potokut i mbështesin ata me nga 300 euro çdo muaj.

“Ratomir Bozhoviq momentalisht është në Obrenovac, një qytet afër Beogradit, derisa Dushan Jovanoviq nga Zubin Potokut ndodhet në Kragujevc. Këta të dy çdo muaj i pranojnë nga buxheti i Zubin Potokut nga 30000 dinarë, afërisht 300 euro”, thonë burime të Indeksonline.

Që të dy këta të dyshuar kryesor për vrasjen e Enver Zymberit, deri në nënshkrimin e Marrëveshjet se Brukselit gjendeshin në veri të Kosovës, mirëpo, sipas burimeve, më pas ata janë larguar, pasi që nuk kishte më kush t’i mbronte në veri.

“Një muaj pas vrasjes së Enver Zymberit, përmes një urdhëri të ish kryetarit të Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, Kuvendi Komunal i këtij qyteti pati vendosur që t’i mbështesë financiarisht gjashtë serbët nga Zubin Potoku të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi me nga 300 euro në muaj”, thonë këto burime.

Tutje, këto burime thonë se ky vendim aktualisht vlen vetëm për Bozhoviqin dhe Jovanoviqin. Burime tjera të afërta me EULEX-in theksojnë se katër të dyshuarit tjerë ose gjenden në paraburgim ose mbrohen në liri diku në Serbi. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit