A e kishit menduar se për të qëndruar me lopë e ka një çmim, në kuptimin e parë të fjalës? Ndërsa në Shqipëri qëndrimi me lopë është ndoshta “i kushtëzuar”, për shkak të të mirave financiare që ofrojnë, në vende të caktuara të botës njerëzit paguajnë për të luajtur me to.
Lopët janë bërë pjesë e trajtimeve “wellness”.
Në Nju Jork, fermat i kanë përfshirë kafshët e mëdha në programet e kujdesit ndaj vetes dhe shëndetit.
Ferma “Mountain Horse Farm”, siç transmeton Dita raportimet, të fton të kalosh kohën duke u përkujdesur për lopët dhe kuajt. Nëse nuk dëshiron të luash me to, atëherë mund të zgjedhësh 60 minuta seancë “përkëdheljesh” për 75 dollarë. Ndërsa 90 minuta, për dy persona, kushtojnë 300 dollarë.
Sipas fermës amerikane, kuajt dhe lopët kanë një gjuhë të veçantë të trupit për të komunikuar me njerëzit. Ato mund të ndiejnë lumturinë, trishtimin ose ankthin njerëzor.
Në këtë mënyrë mund t’ju përgjigjen emocioneve pa ngurrim, duke i lehtësuar njerëzit dhe duke i mbushur ata me pozitivitet.
Edhe kjo, për fermën, është në vetvete një mënyrë e sigurimit të të ardhurave, por ajo që vlen për t’u përmendur, është orientimi njerëzor drejt programeve “wellness” me kafshë protagoniste.