Qeveria e SHBA-ve ka qëndruar e heshtur në lidhje me vdekjen në gjykatë të presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi.
Në brifingun ditor, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, e pyetur lidhur me vdekjen e Morsit, u mjaftua duke thënë se ka dëgjuar lajmet mbi këtë ngjarje.
Ndërkaq, në një përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje nga AA, Departamenti i Shtetit tha se, “Jemi në dijeni mbi raportet për vdekjen e ish-presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi dhe po ndjekim situatën”.
Ndryshe, 67-vjeçari Morsi humbi jetën në një seancë gjyqësore në të cilën përballej me një mori akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos pas puçit ushtarak në vitin 2013.
Morsi u largua nga detyra në korrik të vitit 2013 përmes një grusht shteti ushtarak nga ministri i atërhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, pasi mori detyrën në vitin 2012 si presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.