-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Nga apartamentet te automjetet, sekuestrohet pasuria e Admir Muratajt dhe familjarëve të tij

Më të lexuarat

Sekuestrohen pasuritë e Admir Muratajt, që mbeti i vrarë në supergrabitjen e Rinasit.

Policia e Shtetit ka njoftuar sot për sekuestrimin e pasurisë me vlerë rreth 1,5 milion euro.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale,

Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, kanë bërë sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat i përkisnin shtetasve A. M., Sh. M. dhe C. M., dhe konkretisht:

Vilë 3 – katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut,

Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016

Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall, në emër të shtetasit A. M.

Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.

Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A.

9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.

Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro.

Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit