-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Konferenca: Studimet Islame do të mbahet në Universitetin e Londrës

Më të lexuarat

Shoqata Britanike për Studime Islame do të mbajë Konferencën në Shtëpinë e Senatit të Universitetit të Londrës më 13-15 prill 2015.
 
Konferenca është bashkë-organizuar nga Konsorciumi i të Drejtave të Njeriut dhe Instituti për Studime të Komonuelthit, Universiteti i Londrës.
 
Pas konferencës së përurimit të Shoqatës Britanike për Studime Islame në Edinburg në muajin prill të vitit 2014, organizatorët tani janë  duke organizuar konferencën e dytë vjetore.
 
Në këtë konferencë, studimet islame janë konsideruar gjerësisht, ku përfshihet të gjitha aspektet e studimit të Islamit dhe muslimanëve, e kaluara dhe e tashmja, në kontekste ku muslimanët janë shumicë dhe aty ku myslimanët janë pakicë. 
 
Do të ketë delegatë nga gjithë Mbretëria e Bashkuar, dhe gjetkë, që përfaqësojnë një gamë të gjerë të prejardhjeve dhe nën-disiplina brenda Studimeve Islame. 
   
Program tre-ditorë përmban një total prej 48 kumtesave me tematika të ndryshme dhe aty përfshihen edhe pesë kumtesa të hapura për publikun. Duke përfaqësuar revista, buletine dhe libra që lidhen me fushën e Studimeve Islame, do të ketë tetë botues që do të qëndrojnë  gjatë gjithë konferencës. 
 
Kumtesat e dërguara më parë janë mirëpritur, veçanërisht përmbajtja e tyre, të tilla si: Studime Kur’anore, Drejtësi, Histori – Mesjetare dhe Moderne, Filozofi dhe Teologji, Historia Intelektuale, Shpirtërore, Historia e Artit, Historia e Shkencës, e Diversitetit Brenda Islamit, Ekonomi dhe Financa, Arsimi, Studime Gjinore, Islami në Media, të Drejtat e Njeriut, Marrëdhënie Ndërfetare, Muslimanët në Britani, Evropë, në Perëndim dhe Islami në Azi dhe Afrikë.  
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit