1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Stoltenberg: Bombardimet e NATO-s ishin të ligjshme dhe të nevojshme

Më të lexuarat

Në 20-vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri Atlantike, Jens Stoltenberg, ka thënë se këto bombardime ishin të nevojshme dhe të ligjshme.

Stoltenberg për “Politika”, ka thënë se historia ka treguar se bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999 ishin të domosdoshme dhe të ligjshme, sipas tij ato bombardime ndaluan dhunën dhe mundësuan kthimin e refugjatëve në vend, ndërsa KFOR-i ka ndihmuar në Kosovë që të krijohet një mjedis i sigurt për të gjithë.

“E di se NATO-ja ende po shkakton polemika në Serbi. Shumë prej tyre janë ende të sëmurë nga fushata ajrore në vitin 1999. Është edhe më e vështirë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Çdo jetë e humbur e pafajshme është një tragjedi. Ne ndiejmë keqardhje për këtë”, është shprehur ai.

I pari i NATO-së, në këtë intervistë tha se Aleanca kishte për qëllim ndaljen e veprimeve të regjimit të Millosheviqit.

“Përkundrazi, qëllimi ishte mbrojtja e civilëve në rajonin e gjerë duke ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviqit, të cilin bashkësia ndërkombëtare e dënoi. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne duhet të mësojmë prej saj dhe ta lëmë pas”, theksoi ai.

Sekretari Stoltenberg ka vënë në dukje se bota po përballet me situatën më të paparashikuar të sigurisë në botë gjatë viteve të fundit, por që siç theksoi ai, NATO-ja është një forcë pozitive në krijimin e një rendi të qëndrueshëm ndërkombëtar. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit