0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kosova nuk njeh humbje në 13 ndeshje radhazi, statistikë që lë prapa kombëtare të mëdha

Më të lexuarat

Barazimi ndaj Malit të Zi (1-1) shënon ndeshjen e 13-të radhazi, në të cilën Kosova nuk pëson humbje – një statistikë mbresëlënëse.

Përfaqësuesja jonë nuk di për humbje që nga angazhimi i zviceranit Bernard Challandes në postin e trajnerit të skuadrës.

Në 13 takimet e fundit, Kosova ka regjistruar tetë fitore dhe pesë barazime.

Në këtë statistikë, prapa skuadrës sonë qëndrojnë kombëtare të mëdha të futbollit. Më afër ndodhet Portugalia që ka arritur të mos humbë radhazi në nëntë ndeshje.

Pastaj ndodhet Danimarka me seri prej tetë takimesh pa humbje, teksa nga katër ndeshje pa humbje radhazi i kanë regjistruar Gjermania dhe Franca. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit