4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kandidati për Kryeministër të Britanisë: Selam Alejkum dhe urime Bajramin

Më të lexuarat

Lideri i opozitës britanike dhe i Partisë Laboriste, Xheremi Korbin [Jeremy Corbyn] e ka uruar shumë ngrohtësisht festën e Bajramit të Madh për myslimanët në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithandej globit.

Ai urimin e tij e ka nisur me fjalët “Assalamu’alaikum’ që në shqip i referohemi si “selam alejkum”.

Korbin thotë se ka qenë me fat që i ka shijuar shumë iftare gjatë ramazanit dhe se ato janë shfaqje e shkëlqyeshme e komunitetve të ndryshme – ku njerëzit ndajnë ushqimin e tyre me fqinjtë myslimanë.

“Kam dëgjuar nga liderët e komuniteteve të myslimanëve mbi punën e rëndësishme që kanë bërë në luftën kundër islamofobisë,” shton më tej ai.

Më tej, Korbin që njihet për simpatinë e tij edhe ndaj Palestinës, thotë se “islami na mëson mbi rëndësinë e komunitetit dhe të kujdesjes ndaj njëri tjetrit; që të punojmë mbi qëllime të përbashkëta që do të na konvenojnë të gjithëve, dhe për drejtësi e barazi. Këto janë vlerat e Partisë Laboriste, dhe ato janë aq të rëndësishme derisa punojmë që ta bashkojmë vendin tonë.”/albportali

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit