4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Akademikët evropianë thirrje BE-së të vendosë embargo ndaj Izraelit

Më të lexuarat

Përmes një letre dërguar Komisionit Evropian, 155 akademikë dhe hulutmues evropianë i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të vendosë embargo gjithëpërfshirëse të armëve ndaj Izraelit dhe të ndalojë anëtarësimin e tij në programet hulumtuese.

Në letrën publike, akademikët dhe hulumtuesit evropianë kanë theksuar se Izraeli shkel haptazi të drejtat e njeriut.

“Përderisa Izraeli e vazhdon këtë, ne i bëjmë thirrje BE-së të zbatojë një embargo gjithëpërfshirëse të armëve ndaj këtij vendi”, thuhet në letër.

Në letër po ashtu thuhet se Izraeli ka fituar të drejtë pjesëmarrjeje në projektet zhvillimore hulumtuese “Horizon Europe” në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit me BE-në dhe se kjo pjesëmarrje duhet pezulluar për sa kohë që shteti izraelit shkel të drejtën ndërkombëtare.

Siç theksohet, transferimi i taksave të qytetarëve evropianë për Izraelin nuk përputhet me vlerat e BE-së pasi ai përdor informacionin dhe teknologjinë për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Informacioni dhe inovacioni duhet përdorur për t’i shërbyer njerëzimit dhe shoqërisë”, potencohet në letrën dërguar BE-së.

Letra po ashtu thekson se Izraeli përdor teknologjinë për të ruajtur sistemin e okupimit dhe aparteidit, duke shtuar se shkeljet kundrejt palestinezëve dhe krimet e luftës janë dokumentuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit