0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Holandë, gazetari jomusliman agjëroi gjatë tërë muajit të Ramazanit

Më të lexuarat

Gazetari holandez Ard Schouten ka bërë një veprim për herë të parë në jetën tij duke agjëruar gjatë tërë muajit të Ramazanit edhe pse nuk është musliman.

Holandezi Schouten, i cili punon si gazetar në gazetën e shquar Algemeen Dagblad Utrecht, agjëroi gjatë muajit të Ramazanit për të ndier gjendjen e njerëzve që agjërojnë dhe për ta përjetuar agjërimin vetë.

Në një prononcim për AA, Schouten tha se dëshira për të agjëruar gjatë Ramazanit është paraqitur dy vjet më parë, kur ai, si një gazetar sportiv e ka pyetur në lidhje me agjërimin futbollistin me origjinë marokene Yassin Ayyoub i cili luan për klubin e futbollit Feyenoord.

“E pyeta Yassin Ayyoub-in: Si mund të luash futboll dhe të jesh i suksesshëm kur agjëron? Ai u përgjigj: ‘Duhet ta ndieni vetë për ta kuptuar këtë’. Këtë vit m’u kujtua kjo përgjigje dhe vendosa që ishte koha e duhur për ta përjetuar këtë përvojë. Pas sulmit në Utrecht në mars, mendoj se njerëzit duhet të jenë të bashkuar. Në vend të paragjykimeve, njerëzit duhet të jenë së bashku”, tha Schouten.

Duke theksuar se nuk ka përjetuar probleme gjatë agjërimit, ai tha se tani e kupton më mirë futbollistin.

“Vetëm një ditë në mes të ditës e kisha shumë të vështirë dhe dëshiroja të ndaloja. Trajneri im i sportit dhe gruaja ime më bindën se nuk duhet ta prish agjërimin, sepse do të pendohesha për këtë. Dhe, sipas mendimit tim, ata kishin të drejtë”, u shpreh Schouten.

Ai vuri në dukje se agjërimi për të është një mundësi e bukur për t’u njohur me një fe tjetër.

“Gjatë Ramazanit, kam shkuar në Iftar te disa familje me ftesë të tyre dhe disa herë mora pjesë në iftare të organizuar nga xhamitë. Ditët e tjera isha në shtëpi për iftar. Për mua gjëja më e vështirë ishte të ha syfyrin i vetëm. Natën ndihesha i vetmuar. Megjithëse agjëroja, unë ulesha në një tavolinë me familjen time kur ata hanin darkën, sepse mendoja se është e rëndësishme të qenët bashkë me familjen”, theksoi gazetari holandez.

Schouten tha se miqtë e tij të ngushtë e kanë mbështetur gjatë agjërimit.

“Ata e kuptojnë mirë qëllimin tim pse e bëj këtë. Në fillim, kishte shumë reagime në rrjetet sociale, veçanërisht nga anti-muslimanët. Ata më quajtën tradhtar. Në fillim, kjo gjë më sillej në mendje, por e tejkalova, sepse e dija se cila ishte qëllimi im dhe pse e bëra. Unë mendoj se njerëzit në asnjë mënyrë nuk duhet të paragjykojnë për njëri-tjetrin”, potencoi Schouten.

Duke theksuar se dëshiron ta përjetojë edhe Fitër Bajramin, ai tha se pret ftesë nga ndonjë familje, meqë, siç tha ai, e di se Bajrami festohet në mes të familjeve.

Ai tha se gjatë kësaj kohë ka fituar një përvojë më ndryshe dhe shtoi se ende nuk e di nëse do të agjërojë edhe Ramazanin e ardhshëm, për çka kureshtar është edhe rrethi i tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit