0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

60 luftëtarë të ISIS’it kanë hyrë në Itali

Më të lexuarat

Drejtori i përgjithshëm i policisë italiane, Alesandro Pansa, deklaroi një ditë më parë se Italia është më shumë se kurrë e ekspozuar nga sulmet terroriste.

Përveç ruajtjes së objekteve dhe pikave kryesore publike me numër të shtuar të forcave të sigurisë dhe ushtrisë, Italia së fundi po mban nën mbikëqyrje të rreptë edhe aeroportet.

Duke aluduar për një rrezik që mund të vinte nga Libia, që po kalon një situatë të destabilizuar politike, Pansa tha se Italia mund të preket shumë shpejt prej militantëve.

“Faktori i rrezikut është shumë i lartë për shkak të kërcënimeve për luftë shumë pranë nesh. Mbikëqyrja e aeroporteve është rritur”, deklaroi Pansa në një seancë dëgjimore parlamentare.

ISIS-derna-libyaAi shtoi se autoritetet italiane kanë identifikuar dhe po mbajnë nën vëzhgim edhe mjaft radikalë islamikë që ktheheshin nga zonat e konflikteve si Iraku dhe Siria.

“Kemi identifikuar 60 luftëtarë islamikë, pesë prej të cilëve italianë dhe të tjerët të huaj. Ata po monitorohen nga shërbimet tona sekrete”, theksoi Pansa.

Në brigjet italiane mbërrijnë çdo ditë qindra klandestinë nga Libia, Siria dhe Afrika dhe kjo ka shtuar frikën se bashkë me to mund të udhëtojnë edhe mjaft terrorist, të cilët më pas mund të kryejnë sulme jo vetëm në Itali por në të gjithë Europën./Express

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit