1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KMSH: Ulni gjakrat, merrni shembull nga harmonia dhe dialogu i feve në Shqipëri

Më të lexuarat

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dalë në një deklaratë lidhur me situatën politike në vend.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim gjendjen e tensionuar në vend gjatë ditëve të fundit.

Shqipëria është shtet laik dhe ne e respektojmë me rigorozitet këtë nocion, por kjo nuk na le pa përgjegjësi për gjendjen e popullit shqiptar, qofshin besimtarët tanë, të besimeve të ndryshme apo pa besim.

Ne, në këtë Muaj të Shenjtë, më shumë se në çdo muaj tjetër duhet të lutemi për paqe. Ky muaj është muaji i mëshirës, tolerancës dhe reflektimit.

I bëjmë thirrje të barabartë forcave të përfshira në këtë situatë tesioni jo të këndshme për vendin tonë, të ulin gjakrat, të ndalin gjuhën e ashpër në diskursin e tyre publik, dhe për të mirën e kombit, mbështetësve të tyre, të ulen të dialogojnë.

Politika të marrë shembull nga harmonia dhe dialogu i feve në Shqipëri, të jenë më shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin. Ashtu siç politika krenohet me harmoninë fetare nëpër botë, le të tregojë se di të jetë edhe vetë shembull e përçuese e këtyre vlerave demokratike. Të ulen të gjejnë zgjidhje në dobi të popullit shqiptar.

Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar, në veçanti besimtarëve tanë, në cilën do bindje qofshi, rrini larg dhunës dhe konfliktualitetit. Jini shembull për të tjerët në situata të tilla, kini parasysh porositë e fesë tonë dhe të profetit tonë. Ruani qetësinë, reflektoni, shpërndani paqe midis jush, shpërndani paqe edhe ndaj atyre që kanë mendime të ndryshme nga ju.

I lutemi Zoti në përfundim të këtij Muaji të Shenjtë të na falë, të na mëshirojë, të na ruajë nga trazirat, të na ruajë nga konfliktet“, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit