2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Australianët mund të mësojnë më shumë rreth Islamit në Muzeun Islam

Më të lexuarat

Muzeu Islam i Australisë që ndodhet në Melburn ofron informacione mbi historinë, jetën dhe identitetin e muslimanëve në vend.

I themeluar nga biznesmeni australian Moustafa Fahour me mbështetjen e qeverisë federale australiane, muzeu është i pari dhe i vetmi muze islam në vend.

Që nga hapja në vitin 2014, muzeu është vizituar nga më shumë se 50.000 vizitorë.

Muzeu qëndron i hapur gjashtë ditë në javë, ndërsa organizon konferenca dhe ngjarje të ndryshme në fusha të ndryshme si kaligrafia, historia e artit, pikturat miniaturë, veprat artizanale, si dhe mbi ngjarjet aktuale.

“Ne duam që të përjetojnë dhe mësojnë për bukurinë e Islamit”, tha drejtoresha e muzeut, Maryum Chaudhry, në një intervistë për AA.

Chaudhry tha se vizitorët mund të mësojnë më shumë për historinë e Islamit në Australi dhe në botë, për shkencëtarët e mirënjohur muslimanë, kontributet e muslimanëve në Australi dhe konceptet themelore të Islamit.

Duke nënvizuar se kanë marrë reagime pozitive nga vizitorët nga Australia dhe nga vende të ndryshme të botës, ajo tha se shumica e vizitorëve nuk kanë njohuri paraprake mbi komunitetin musliman në vend.

“Njerëzit janë mjaft pozitivë për përvojën e tyre. Për shumë njerëz është hera e parë që kanë kontakt me komunitetin musliman”, tha Chaudhry.

“Ata u larguan me informacione të reja dhe u frymëzuan. Duan të mësojnë më shumë dhe të kthehen përsëri”, shtoi Chaudhry.

“Në ditën e sulmit terrorist në Christchurch të Zelandës së Re, shumë australianë erdhën në muze për herë të parë me lule në duart e tyre”, tha Chaudhry./AA

Muzeu Islam i Australisë që ndodhet në Melburn ofron informacione mbi historinë, jetën dhe identitetin e muslimanëve në vend. I themeluar nga biznesmeni australian Moustafa Fahour me mbështetjen e qeverisë federale australiane, muzeu është i pari dhe i vetmi muze islam në vend. ( Recep Şakar – Anadolu Agency )
Muzeu Islam i Australisë që ndodhet në Melburn ofron informacione mbi historinë, jetën dhe identitetin e muslimanëve në vend. I themeluar nga biznesmeni australian Moustafa Fahour me mbështetjen e qeverisë federale australiane, muzeu është i pari dhe i vetmi muze islam në vend. ( Recep Şakar – Anadolu Agency )

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit