0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Francezi i burgosur për trafikim droge dënohet me vdekje në Indonezi

Më të lexuarat

Një shtetas francez në Indonezi u dënua me vdekje për shkak të trafikimit të drogës.

Gazeta “Jakarta Post” raporton se kundër 35-vjeçarit Felix Dorfin është shqiptuar dënimi me vdekje, i cili në shtator të vitit të kalaur në aeroportin në ishullin Lombok u kap me 3 kilogram narkotikë.

Droga ndodhej në bagazhin e Dorfin, ndërsa ai arriti të arratiset nga qendra e ndalimit në janar, për t’u kapur dy javë më pas.

Autoritetet indoneziane zbatojnë masa të rrepta në luftën kundër trafikimit të drogës. Ata që kapen në vend me më shumë se 5 gram drogë mund të dënohen me vdekje./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit