8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rama: Shqiptarët dhe serbët, të bëjnë atë që bëri Franca dhe Gjermania

Më të lexuarat

Në një intervistë për televizionin serb ‘Pink’, kryeministri Rama flet për një epokë të re në marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe beson se serbët dhe shqiptarët mund të bëjnë për Ballkanin ata çfarë bëri Franca dhe Gjermania për Europën.

‘Unë kam besuar gjithmonë dhe ende besoj se serbët dhe shqiptarët mund të bëjnë për Ballkanin atë që bëri Franca dhe Gjermania për Europën. Besoj fuqimisht se i detyrohemi brezave të rinj. U detyrohemi themele të qëndrueshme paqeje dhe përfundimi final të konfliktit’.

-Rama theksoi se nuk ka folur kurrë për të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe

‘Shqipëria e Madhe është një term i krijuar, promovuar, komentuar dhe përdorur nga proletariati i shqiptarëve nga ata që qëndrojnë në anën tjetër të llogoreve gjatë historisë së luftës. Nuk ka Shqipëri të madhe në asnjë romanticizëm shqiptar, as në Rilindje, as para dhe as pas. Ekziston një ide e qartë se ne jemi vëllezër që tani jetojmë në dy vende të ndryshme dhe se ne duhet të bashkohemi. E shoh atë bashkim si pjesë e rrugës tonë drejt BE dhe nëse ka diçka të madhe, është një BE e madhe’.

-Për tarifat e vendosura nga institucionet e Prishtinës ndaj produkteve serbe, Rama citohet duke thënë se nuk është një masë tregtare, por një britmë politike.

‘Unë e mbështeta pezullimin ashtu si presidenti francez dhe kancelarja Merkel. Ishte diçka që duhej bërë pikërisht sepse atje ishte mundësia ( Berlin). Natyrisht nëse nuk ndodh asgjë, tarifa do të japë ndikimin e saj. Jam i vetëdijshëm se nuk është e lehtë për tu kuptuar nga pala serbe’.

-Për Samitin e Berlinit,Rama tha se ajo që priste nuk ishte asgjë më shumë se ajo që u mor.

‘Ka rëndësi fakti që të dy. Merkel dhe Macron u morën me organizimin, sepse kjo tregon vëmendje të veçantë dhe vullnet për tu marrë me rajonin dhe të ketë angazhim në çështjet e bashkëpunimit rajonal, si dhe një përqendrim në një prej çështjeve më të rëndësishme dhe më komplekse të kohës sonë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë’.

Siç shtoi ai, njerëzit mund të kenë pritur që samiti të zgjidhë gjithë problemet, por nuk ndodhi ashtu.

‘Në të njëjtën kohë, mendoj se samiti ishte shumë i frytshëm sepse krijoi një sprovë të re dhe një detyrim për të pasur një ribashkim me 1 korrik në Paris. Kjo ka shumë rëndësi’.

-I pyetur për replikat me Ramush Haradinajn mbi taksën, Rama tha se mbështet pezullimin e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

‘U etiketova nga dy anët se bëra diçka të keqe. As kancelarja Merkel as presidenti Macron dhe as unë nuk evokuam heqjen e taksave, por sugjeruam pezullimin për tu dhënë një mundësi për një kapitull të ri dialogu. Gjermania dhe Franca kanë premtuar se do marrin pjesë dhe do jenë më të përfshirë në dialog’.

Për zgjedhjet në BE, Rama tha se prej kohësh situata duket më e përkeqësuar.

‘Ka kohë që BE nuk është saktësisht aty ku duam dhe çfarë duan njerëzit dhe forcat evropiane, por në të njëjtën kohë nuk mund ta ndryshojmë këtë. Vendimi për ne në BE varët gjithnjë e më pak nga ajo që ne bëjmë, nga ana tjetër është e kuptueshme se BE ka nevojë të reformohet’./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit