1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Koreja e Jugut nderon Vasfije Krasniqi Goodman, heroinën kosovare të përdhunimit serb

Më të lexuarat

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman është nderuar nga Koreja Jugore me çmimin Kim Bok-dong për Paqe.

Ajo do të marrë pjesë si folëse në konferencën “Zhdukja e dhunës seksuale në Seul të Koresë së Jugut.”

Çmimi Kim Bok-dong për Paqe nderon individët apo organizatat që kanë qenë të angazhuara në lëvizje për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e njeriut të grave në konfliktet e armatosura.

Znj. Krasniqi Goodman, e cila është aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, është e zëshme për drejtësi ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale në nivel global.

Ajo ndau publikisht historinë e saj të dhimbshme gjashtë muaj më parë, dhe që atëherë është nderuar me medalje presidenciale, ka mbajtur fjalim në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB, dhe së fundmi ka mbajtur fjalim në Kongresin Amerikan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit