4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lavrov: SHBA-ja po zhyt në kaos Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Shefi i diplomacisë ruse akuzoi sot SHBA-në se po zhyt në kaos Lindjen e Mesme dhe po ushqen rritjen e ekstremizmit me qëllim për të përmbushur vullnetin e saj për të drejtuar botën.

Sergei Lavrov, i cili nuk kishte folur kurrë konkretisht për SHBA-në, por thjesht duke bërë referime shumë të qarta për politikën e huaj amerikane, u shpreh gjatë një takimi të veçantë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork për paqen dhe sigurinë në botë.

Ministri rus i Punëve të Jashtme citoi fushatën e sulmeve ndërkombëtare në Siri drejtuar nga SHBA-ja, pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003 dhe ndërhyrjen ushtarake në Libi në vitin 2011 si shembuj të shkeljes së parimeve themelore të Kombeve të Bashkuara.

“E gjithë kjo është si rezultat i përpjekjeve për të drejtuar botën, për të dominuar kudo dhe për të përdorur forcën ushtarake në mënyrë të njëanshme me qëllim për t’i shërbyer interesave të saj”, theksoi Lavrov para 15 anëtarëve të Këshillit.

“E gjithë kjo ka zhytur Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në paqendrueshmëri dhe kaos dhe në një masë më të gjerë ka krijuar terren të përshtatshëm për zhvillimin e ekstremistëve”, shtoi ai.

Moska dhe Uashingtoni janë në mosmarrëveshje për disa çështje të politikës së huaj, veçanërisht për çështjen e Sirisë. /AFP/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit