-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dy gabimet e pafalshme. Kosova refuzoi t’i dënoj krimet serbe dhe nuk e paditi Serbinë për gjenocid

Më të lexuarat

Kosova do të ngris një padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-99, ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ditë më parë, por nuk ka specifikuar se kur do të ndodhë dorëzimi i kësaj akuze.

Analisti politik, Dukagjin Gorani, thotë se, kjo çështje ka qenë e mbyllur, madje e ndaluar që të ngritet për shkak të trysnisë së administratës ndërkombëtare në Kosovë ç’prej 1999.

“Së pari, për faktin se, formalisht, Kosova ishte protektorat dhe nuk numërohej entitet shtetëror, kurse pas vitit 2008 për shkak të kërkesave për mos-ndërlikim të negociatave me Serbinë që filluan më 2011”, thotë Gorani për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, janë dy lëshime të pafalshme që i bëri udhëheqja politike e Kosovës prej vitit 2000.

“Refuzoi që t’i dënojë formalisht krimet e ish-regjimit komunist jugosllav mbi shqiptarët e Kosovës – si dhe, refuzoi të luftojë për ta paditur regjimin serb për gjenocid gjatë periudhës 1998/99. Që të dy këto lëshime kjo udhëheqje i bëri me vetëdije, për interesa të ngushta partiake duke tregtuar për favore lokale me bashkësinë ndërkombëtare”, thekson ai.

Sipas Goranit, sot, ngritja e befasishme e kësaj çështjeje bëhet me agjendë tjetërfare.

“Mendoj se është përpjekje për ta komplikuar dhe për ta paralizuar procesin politik në Kosovë, në vigjilje të themelimit të Gjykatës Speciale, si dhe për faktin se tash shihet qartë se negociatat me Serbinë ishin udhëhequr në mënyrë naive dhe të paaftë nga qeveria jonë. Mendoj se sot bëhet fjalë për një formë të shantazhit e cila i adresohet bashkësisë ndërkombëtare (e fare më pak Beogradit) dhe synon komplikimin e situatës së përgjithshme politike në vend – para proceseve të ndjeshme që ndodhen para nesh”, thotë analisti politik Dukagjin Gorani.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ne kemi fakte, dëshmitarë dhe për këtë është në dijeni e gjithë bota. Pasi që Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, ne do të mundohemi të gjejmë rrugë ligjore për ta adresuar këtë padi kundër Serbisë, për gjenocidin e kryer”, ka deklaruar Hashim Thaçi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit