0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Izraelitët: Mbi tre mijë vendbanimeve në territorin palestinez që nga viti 2014

Më të lexuarat

Në krahasim me vitin 2013, ndërtimi i vendbanimeve hebraike në territorin e pushtuar palestinez është rritur me përqind në 2014
 
Qeveria izraelite gjatë vitit 2014 në territoret e pushtuara në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor filloi ndërtimin e 3.100 vendbanimeve të reja, sipas Shoqatës hebreje “Peace Now”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Paqe Now” është organizatë jo-qeveritare hebreje që mbështet dhe promovon idenë e paqes. Në një deklaratë, organizata thekson se: “Në krahasim me vitin 2013, ndërtimi i vendbanimeve hebraike në territorin e pushtuar palestinez është rritur me 40 përqind në 2014”. Gjithashtu thuhet se qeveria izraelite lëshoi një tender për ndërtimin e 450 njësive të reja të banimit në territorin e Bregut Perëndimor, ndërtimi i së cilës duhet të filloj deri në fund të muajit të ardhshëm.  
 
Raporti vë në dukje se qeveria e Netanyahut, në periudhën mars 2009 – janar 2015, kishte përgatitur 106 plane për të ndërtuar 13.077 njësi banimi.
 
Ndërtimi i vendbanimeve hebreje në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor është një nga pengesat kryesore për bisedimet paqësore palestinezo-izraelite. Qeveria izraelite vitin e kaluar vendosi të ndërtonte mijëra njësi banimi, dhe nuk planifikon për të braktisur këtë politikë. Sipas të drejtës ndërkombëtare, ndërtimi i vendbanimeve të tilla në territorin palestinez është i paligjshëm./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit