-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Khadija Ismayilova dënohet për shpifje

Më të lexuarat

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë në Azerbajxhan, Khadija Ismayilova, e cila po përballet me disa akuza të cilat ajo i quan të motivuara politikisht, është dënuar sot me një gjobë prej 3 mijë e 180 dollarësh për veprën penale të shfipjes.
Elton Quliyev, avokat i gazetarës, ka thënë sot se vendimi është shqiptaur në një qendër të paraburgimit në Baku, ku Ismayilova po mbahet që nga 5 dhjetori, transmeton Rel.
Khadija Ismayilova është gjetur fajtore se e ka quajtur publikisht ish-aktivistin opozitar Elman Hasanov, agjent të ministrisë së Sigurisë Kombëtare, gjë që hidhet poshtë nga vetë ajo. Ismayilova, e cila ka raportuar gjerësisht për financat e presidentit Ilham Alijev dhe anëtarëve të familjes së tij, fillimisht është arrestuar për nxitjen e një vrasje në tentativë.
Ndaj saj së fundi janë shtuar akuzat duke përfshirë akuzën për përvetësim, evazion fiskal dhe abuzim me pushtetin. Nëse ajo shpallet fajtore për këto akuza, ajo rrezikon të dënohet deri në 12 vjet burgim.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit